Ballina Vendi E pazakontë në Sarandë,majmuni akuzohet se rrahu policët me shpulla, reagon...

E pazakontë në Sarandë,majmuni akuzohet se rrahu policët me shpulla, reagon lokali: Lëreni rehat, Kiko është paqësor!

1

 Një ditë më parë një ngjarje e pazakontë ndodhi në qytetin e Sarand♪7s ku një majmun rrahu policët me shpulla pasi ata tentuan ta kapin.

Ai i përkiste një biznesi, të cilët e kishin lënë të lirë për të eksploruar, gjë që ka frikësuar disa qytetarë të tjerë.

Mër këtë gjë ka reaguar vetë biznesi që ka majmunin, duke iu bërë thirrje qytetarëve që ta lënë atë të qetë, pasi është i familjarizuar me njerëzit. Në një reagim në rrjetet sociale, ata shprehen se ai ëhstë miqësor me njerëzit që e duan, dhe shprehen se ai ka një familje.

“Përshëndetje të dashur miq, ky në foto është Kiko. Kiko është një majmun që ne prej vitesh e kemi, është i familjarizuar me njerëz, me njerëz që e duan dhe jo me njerëz që vrapojnë pas tij me shkopinj e gurë. Ne menduam se pas kaq vitesh në kafaz, do ishte mirë që të ishte i lirë. Nga dëshira e tij për të eksploruar vendin, ai del xhiro dhe kthehet prapë në shtëpinë e tij. Ai është majmun… po mbase nuk keni parë majmun…, por ju lutem e lini të qetë, në lirinë e tij… Ai e ka një shtëpi dhe një familje…!”, thuhet në reagimin e biznesit në Sarandë.