Ballina Trupi dhe shëndeti Dita Botërore e Ushqimit, eksperti i ISHP: Reduktoni mishin e kuq!

Dita Botërore e Ushqimit, eksperti i ISHP: Reduktoni mishin e kuq!

11

Ushqyerja e shëndetshme e kombinuar dhe me aktivitet fizik të rregullt, janë guri i themelit për një shëndet të mirë dhe njëherësh mjete shumë efikase për parandalimin e shumë sëmundjeve. Në Ditën Botërore të Ushqimit, eksperti i shëndetit publik, Alban Ylli bën apel për një dietë ushqimore të ekuilibruar dhe sa më pak mish të kuq.

“Ka një konsensus tani ndërkombëtar se mishi i përpunuar në mënyrë industrial është kancerogjen në të njëjtin grup që janë duhani, alkooli, asbesti. Mishi i kuq konsiderohen kancerogjen i dyshuar. Ende nuk ka një konsensus të plotë lidhur me këshilllën për publikun lidhur me sallamet, por ne themi që duhet të hamë sa më pak, unë do të thosha njëhër në javë.”

Sipas tij sa më herët të fillohet zbatimi i praktikave të rekomanduara të ushqyerjes, aq më i shëndetshëm do të jetë individi gjatë gjithë jetës. Ndaj synim është ndalimi i reklamave të sallameve ku përdoren fëmijët.

“Ne kemi tashmë një strategji të sëmundjeve kronike në Shqipëri në të cilën ka edhe disa propozime interesante për të filluar me disa politika për të limituar konsumin e mishit të përpunuar në mënyrë industrial sidomos tek fëmijët. Ne do të testojmë nëse është e mundur legjislacioni shqiptar të ndalojmë reklamat që përdorin fëmijët si agjent komunikimi me publikut lidhur me konsumin e sallamrave.”