Ballina Trupi dhe shëndeti Cigaret elektronike, po aq të rrezikshme sa ato normale

Cigaret elektronike, po aq të rrezikshme sa ato normale

2

Rritja e përdorimit të cigareve elektronike nga grupmoshat e vogla, duket se po u rrezikon seriozisht shëndetin.

Për Panorama TV, pediatrja Lira Gjika thotë se njëjtë si cigarja normale, edhe nga elektronikja mund të krijohet varësi, ndërsa shton se efektet e saj në shëndet janë të rënda.

Gjika thekson se modeli që ndjekin fëmijët për përdorimin e cigareve elektronike, janë prindërit.

Pediatrja Gjika ngriti shqetësimin, se si pirja e cigares nga njëri prej prindërve, mund të shkaktojë sindromin e vdekjes së papritur foshnjore.

Përdorimi i produkteve të duhanit si pajisjet ‘Vape’, cigaret elektronike ka një sërë efektesh negative te moshat e reja, duke u shkaktuar këtyre të fundit probleme me ankthin, depresionin, ndalimin e zhvillimit, si dhe varësinë e vazhdueshme.