Ballina Bota Britania mer masa për temperatura rekord, shpallet emergjenca kombëtare

    Britania mer masa për temperatura rekord, shpallet emergjenca kombëtare

    1

    Britania ka shpallur emergjencën kombëtare, duke lëshuar alarmin për rritjen e temperaturave në disa zona të Anglisë të hënën dhe të martën e javës së ardhshme, ku mund të arrijnë nivele rekord,  shkruan Reuters.

    “Temperaturat e jashtëzakonshme, ndoshta rekord, ka të ngjarë të prekin vendin të hënën dhe të martën,” tha Met në faqen e tyre të internetit. “Netët ka të ngjarë të jenë jashtëzakonisht të ngrohta për Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në zonat urbane.

    Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Britani ishte 38.7C e regjistruar më 25 korrik 2019.

    Në fillim të kësaj jave, organi i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar dhe Met Office lëshuan një alarm të nivelit 3 për disa zona të vendit, i cili kërkon që shërbimet sociale dhe shëndetësore të marrin masa shtesë për të mbrojtur personat më të rrezikuar.

    Alarmi i kuq, i nivelit 4, është kur vala e të nxehtit është aq e madhe dhe zgjat sa efektet e saj shtrihen jashtë sistemit të kujdesit shëndetësor dhe social. Në këtë nivel, mund të preken jo vetëm personat e sëmurë apo më të rrezikuar por edhe personat e shëndetshëm