Anri Kashiku djali nga lagjja ”Mirditë” e Fshat Rinisë në Durrës, sapo kish mbyllur maturën dhe do t’i drejtohej universitetit, e njëkohësisht vijonte stërvitjen për tu bërë një futbollist profesionist në një skuadër të madhe.
Këto ëndrra të 18-vjeçarit u ndërprenë papritur ndërsa pa asnjë hezitim u fut në det luftoi me dallgët, shpëtoi dy 13-vjeçarë, vëllain dhe shokun e tij. të vegjlit dolën nga deti por 18-vjeçari nuk ja doli dot të dilte gjallë nga dallgët e Adriatikut. Në orën 15 një orë, pasi shpëtoi të vegjlit trupi i tij doli pa jetë në breg dhe as ndihma e parë nuk mund të bënte asgjë.
Një djalë hero që na dha një mësim se ka shpresë, ka rreze drite me aktin që kreu, u vetësakrifikua për të shpëtuar vëllanë dhe shokun e tij, tek të gjithë të afërmit e bashkëfshatarët e tij Anri është një hero me veprimin që kreu.
Banesa e 18-vjeçarit është rreth 2 km nga plazhi, ku humbi jetën. Një ditë më parë Anri së bashku me vëllain dhe shokë të lagjes kishin shkuar në plazh për të pushuar e për t’u larë disa orë. Por deti ishte me dallgë, dhe në plazh nuk kishte roje sigurie që në rast mbytjeje të shpëtonin dy të miturit që rrezikonin.
Rrezikun e mori në sy djaloshi i stërvitur dhe ja doli të shpëtojë vëllain e tij dhe shokun e tij, i cili është fëmijë i vetëm i familjes. Humbja e tij ka lënë një dhimbje të madhe tek të gjithë të afërmit të njohurit, tek familjarët e sidomos.
Në plazhet fshatit Rinia mungojnë tërësisht kullat e vrojtimit apo shpëtuesit të cilët në rast rreziku do ti vinin në ndihmë pushuesve për të shmangur tragjedi të tilla.
Një ditë më pas të gjithë pushuesit në bregdetin e Durrësit, janë shumë të tronditur nga mbytja në det e 18-vjeçarit. pushuesit kanë një apel drejtuar strukturave të shtetit: Të vendosen e të jenë funksionale për çdo rast rreziku kullat e vrojtimit.
Kullat e vrojtimit janë funksionale në plazhin tradicional të Durrësit nga hotelet dhe restorantet , por në disa zona edhe mungojnë, siç duket nga vëzhgimi i bërë nga News24.
(BalkanWeb)