Bashkia e Fierit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimi në mbësjtetje të komunitetit rom në fshatin BAltëz. Komunietit rom në bashkinë e Fierit ka qenë në qendër të vëmdnejs së bashkisë së Feirit e cila ka dhënë mbështetjen e saj në drejtim të integrimit të tyre në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore.
vëmendjes së shtuar për rritjen e cilësisë së jetës së këtij komuniteti, ende mbetet sfidë integrimi i tij, që realisht është një sfidë ndërkombëtare. Së fundi programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimi, i cili financohet nga OKB-ja ka gjetur zbatim për t’u ardhur në ndihmë familjeve të komunitetit rom të fshatit Baltës të kthyer nga azili.
Nga ky program janë përfituese 35 familje refugjate të kthyera nga vende të ndryshme të BE në fshatin Baltës të njësisë administrative Dermenas. Program, i cili zbatohet nga Instituti i Kulturës rome i mbështetur nga Bashkia Fier ka mundësuar mbjelljen me grurë të rreth 21 ha tokë të familjeve rome që i kanë me dokumente pronësie.
Rreth 2 milion lekë është vlera e financimit nga ky proces, i cili konsiston në ndihmën që u jepet për mbjelljen e tokave bujqësore me grurë dhe misër, me qellim rimekembjen e tyre.
Gjithashtu projekti i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ka akses edhe në certifikimin e tokave bujqësore të familjeve rome të cilave iu mbulon shpenzimet e pagesave për aplikim./Tv Kombi/