Ballina Vendi Fëmijët e Qendrës Multifunksionale “Horizont” i kanë bërë një surprizë kryetarit Armando...

Fëmijët e Qendrës Multifunksionale “Horizont” i kanë bërë një surprizë kryetarit Armando Subashi në këtë prag festash të fundvitit. Subashi: Festa të gëzuara të gjithë fëmijëve me aftësi të veçanta.

1

Kishte ardhur radha që fëmijët e Qendrës “Horizont” t’i kthenin vizitën kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi i cili shpesh herë është vizitor dhe pjesëmarrës në aktivitete që ata organizojnë. Në ditë e sotme të shoqëruar nga stafi i mësuesve të qendrës, kanë qenë vizitorë në zyrën e drejtuesit të bashkisë së Fierit Subashit, duke sjellë tek ai emocione të rralla.

Si për çdo fundvit nxënësit e Qendrës Multifunksionale “Horizont përgatisin kartolina urimi për njerëzit më të dashur të tyre, mes të cilëve është edhe kryetari Armando Subashi. Ai i ka pritur me dashuri dhe ka pranuar kartolinën e punuar nga duart e tyre dhe së bashku kanë uruar gëzuar festat e fundvitit.

Për këtë takim takim të bukur kryebashkiaku Subashi është shprehur i emocionuar duke thënë: “Bashkë me atmosferën festive, më dhuruan sot shumë emocione. Festa të gëzuara të gjithë fëmijëve me aftësi të veçanta!.”

Prej më shumë se shtatë vjetësh fëmijët dhe të rinjtë me aftësi ndryshme në qytetin e Fierit kanë qendrën e tyre një projekt i Bashkisë së Fierit. Qendra “Horizont” për fëmijë dhe të rinj me aftësi ndryshe është qendra e parë moderne me këtë destinacion në të gjithë Shqipërinë./Tv Kombi/