Ballina Bota Atentati ndaj Donald Trump, Shërbimi Sekret përballet me shumë pikëpyetje

    Atentati ndaj Donald Trump, Shërbimi Sekret përballet me shumë pikëpyetje

    21

    FBI mund të drejtojë hetimin se si ndodhi atentati ndaj Donald Trump, por gishti i fajit drejtohet nga Shërbimin Sekret. Ata kanë një punë, të mbrojnë presidentët e Amerikës, si të tanishëm ashtu edhe të mëparshëm dhe në sulmin ndaj Trump, shkruan BBC, dështuan në mënyrë spektakolare.

    Kanë kaluar 43 vjet nga atentati i fundit ndaj një presidenti amerikan në detyrë, kur Ronald Reagan u qëllua në mushkëri, por mbijetoi. Sot, politikanët amerikanë dhe publiku duan të dinë se si një person ishte në gjendje të zvarritej në një pikë të favorshme në çati, i armatosur me një pushkë dhe të lëshonte katër të shtëna drejt podiumit, të gjitha në një zonë që supozohej të ishte pastruar.

    Hetimi tashmë i nisur përfshin FBI-në, Shërbimin Sekret dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare.

    Komiteti i Mbikëqyrjes, bordi kryesor hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, ka thirrur drejtoreshën e Shërbimit Sekret të SHBA Kimberly Cheatle për të dëshmuar në një seancë dëgjimore më 22 korrik.

    “Amerikanët kërkojnë përgjigje për atentatin e Presidentit Trump”, tha paneli në një deklaratë në mediat sociale.

    Në një konferencë shtypi më herët, agjenti special i FBI-së, Kevin Rojek tha se “është e habitshme” që personi i armatosur ishte në gjendje të hapte zjarr përpara se Shërbimi Sekret ta vriste./ BBC

    /rtsh.al/