Ballina Trupi dhe shëndeti Rreziku nga insektet dhe zvarranikët në Fier: Çdo ditë 10 raste, shprehet...

Rreziku nga insektet dhe zvarranikët në Fier: Çdo ditë 10 raste, shprehet mjeku toksikolog Lulezim Banushaj

107

Vetëm gjatë periudhës qershor-korrik në Spitalin Rajonal të Fierit janë raportuar 10 raste pickimesh nga gjarpërinjtë dhe nepërkat, dhe 5 raste nga merimanga e zezë. Këto raste vijnë kryesisht nga zonat e Cakranit, Mallakastrës dhe Roskovecit, ku fermerët janë më të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi.

Mjeku toksikolog Lulezim Banushaj shpjegon se gjatë kësaj periudhe helmi i zvarranikëve dhe insekteve është shumë i koncentruar, prandaj këshillon fermerët të jenë të kujdesshëm gjatë punës në bujqësi.

Mjeku gjithashtu referon shtimin e rasteve të intoksikimit nga përdorimi i drogës, alkoolit, medikamenteve dhe fostoksinës. Në Spitalin Rajonal të Fierit ka pasur dy fatalitete si pasojë e përdorimit të fostoksinës.