Ballina Vendi Atentat i trefishtë në Memaliaj/ Ekzekutohet me breshëri kallashi babai i Andrea...

Atentat i trefishtë në Memaliaj/ Ekzekutohet me breshëri kallashi babai i Andrea Kalemit, në gjendje të rëndë xhaxhai! Vritet klienti e kamarieri! Pistë hetimi hakmarrja

121

Vrasja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, në një lokal para godinës së bashkisë në Memaliaj. Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë 74 vjeçari Shyqo Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022. Dy viktimat e tjera të moshës 36 dhe 47 vjeç, ishin kamarieri dhe klienti i lokalit që u ndodhën aty kur u shkrehën plumbat e kallashnikovit.

MEMALIAJ-  Tre të vrarë dhe 1 i plagosur. Ky është bilanci i një atentati të ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut 2024 që tronditi qytetin e Memaliajt. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti.

Autori/rët ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov duke lënë të vrarë Shyqo Kalemin 74 vjeç, Gledio Muka, 36 vjeç dhe M. Çela 47 vjeç. Ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 57 vjeç, i cili është transportuar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Kush janë viktimat?

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit që ndodheshin aty në atë moment.

74 vjeçari është babai i Andrea Kalemit i  njohur dhe si Adriatik Kalemi i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.

Në mbrëmjen e 20 korrikut, i moshuari nuk arriti ti shpëtojë plumbave të kallashnikovit siç ndodhi me dy djemtë e tij që kishin arritur ti shpëtonin atentateve të mëparshme

Autorët dogjën makinën ne Mallakastër 
Policia e Gjirokastrës në një njoftim të orëve të vona informoi se pas krimit autorët ishin larguar me makinë drejt Mallakastrës
 më pas e kanë djegur.