Ballina Lajme Kaosi me sistemet e IT në botë, Microsoft: 8.5 milionë kompjuterë u...

Kaosi me sistemet e IT në botë, Microsoft: 8.5 milionë kompjuterë u goditën nga incidenti

26

Microsoft bëri të ditur se 8.5 milionë kompjuterë në mbarë botën u çaktivizuan nga ndërprerja globale e IT, pas incidentit të një ditë më parë.
Sipas Microsoft defekti erdhi nga një kompani e sigurisë kibernetike e quajtur CrowdStrike e cila dërgoi një përditësim të infektuar të softuerit në një numër të madh të klientëve të saj. Microfosft është angazhuar të ndihmojë klientët të rikuperohen, ndërsa probleme vazhdon  të ketë ende.
Shifra prej 8.5 mln kompjuterësh të prekur është më pak se 1% e të gjitha pajisjeve që përdorin window në gjithë botën. Gjigandi i teknologjisë donte të sqaronte e ky nuk ishte një problem me softuerin e tij duke nënvizuar se është e rëndësishme që kompanitë si CrowdStrike të përdorin kontrolle të cilësisë për përditësimet përpara se t’i dërgojnë ato.Rënia nga defekti i IT-së ka qenë i madh dhe konsiderohet një nga incidentet kibernetike më të këqija në histori.