Ballina Vendi Arrest kardiak- I burgosuri Andrea Bregasi ndërron jetë në spitalin e Fushë-Krujës

Arrest kardiak- I burgosuri Andrea Bregasi ndërron jetë në spitalin e Fushë-Krujës

35

Andrea Bregasi, i cili vuante dënimin në burgun e Fushë- Krujës, ka ndërruar jetë në jetë në Qendrën Shëndetësore Fushë- Krujë, për shkak të një arresti kardiak. Lajmi u bë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përmes një deklarate zyrtare.

Sipas njoftimit, Bregasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve.

Bregasi, i cili ndodhej në IEVP Fushë Krujë me statusin e të paraburgosurit, ndërroi jetë në orën 14:32, ndërsa ishte i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Sot, më datë 20 Korrik 2024, shtetasi Andrea Bregasi, 33 vjeç, ka ndërruar jetë në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë për shkak të një arresti kardiak, në orën 14:32. I paraburgosuri ka shfaqur shqetësime dhe menjëherë rreth orës 14:15 është dërguar në ambulancë në Qendrën Shëndetësore Fushë-Krujë. Shtetasi Bregasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve. Ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore. Andrea Bregasi është transferuar në IEVP-në Fushë Krujë më datë 12 Korrik 2024. Me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është dhënë masa e sigurimit “Arrest ne burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”., thuhet në njoftim.

Andrea Bregasi akuzohej edhe për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni.