Një ditë e lumtur kjo për gazetarin Enkel Demi dhe deputetja Mesila Doda, djali i të cilëve sot është martuar me një ceremoni në Kishën Katolike.
Joni, i cili në profesion është mjek, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar m një vajzë të quajtur Paola.
Enkel Demi ka publikuar një foto të duarve të tyre, teksa shkruan: Paola dhe Joni…
Lumturia nuk ka nevojë për fjalë.”
Edhe Mesila ka publikuar një video ku shihet duke shoqëruar djalin në altar.
Në një intervistë disa muaj më parë ajo rrëfeu se Paola është pjesë e familjes tashmë, ndërsa tregoi pak edhe për raportin si vjehërr.
“Nuk ka njerëz më të rëndësishëm në jetën time se fëmijët e mi. Sekreti eshte dashuria dhe nëse nuk e ve veten e rivales qofte me nusen apo me vjehrren, je ok. Betejat i lemë jashtë shtëpisë. Do e shijoj shumë kur të bëhem gjyshe”, tregoi ajo.