Ballina Vendi Aksidenti i Lushnjës, Braçe i indinjuar: Rasti kur të jesh deputet është...

Aksidenti i Lushnjës, Braçe i indinjuar: Rasti kur të jesh deputet është kot! Kam dy vite që flas dhe s’bëhet asgjë, numëroj të vdekurit!

54

Ligjvënësi socialist reagon ashpër në rrjetin e tij social FB, pas vdekjes së një 29-vjeçari nga Divjaka, në aksidentin e mesnatës së 6 Gushtit në aksin Krutje-Zhymë
Aksidenti tragjik i ndodhur mesnatën e 6 Gushtit në aksin Lushnjë-Fier, te “Sheshpushimi i shoferit” me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari, ka indinjuar edhe deputetin socialist të zonës.Erion Braçe ka reaguar në rrjetet e tij sociale pas ngjarjes në fshatin Zhymë, duke ia vënë përgjegjësinë kryesore autoriteteve rrugore, për shkak të gjendjes së aksit problematik.

Braçe thotë se në këtë segment rrugor, nga Krutja në Zhymë, ndodhin shpesh aksidente me vdekje, dhe për këtë fakt “ka dy vite që flas dhe lutem”, thotë ai, por nuk është marrë asnjë masë.

Në aksidentin e fundit humbi jetën pasi makina doli nga rruga, u përplas me një shtyllë elektrike dhe ra në kanalin e betonit, 29-vjeçari Erjon Fredi Kuka, banues në Divjakë, pikërisht një nga zonat ku Braçe ushtron detyrën e ligjvënësit prej disa vitesh.

Postimi i plotë i Erion