Ecja e 500 hapave në ditë mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e një ataku në zemër dhe goditje në tru, ka zbuluar një studim.
Shkencëtarët zbuluan se ata që ecnin çdo 500 hapa shtesë çdo ditë ulin shanset e tyre për probleme kardiovaskulare me 14 për qind.
Ekspertët thonë gjithashtu se gjetjet sugjerojnë se ecja mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të mirë në çdo moshë.
Shumica e studimeve janë fokusuar tek të rriturit e moshës së tretë dhe të mesme me synime ditore prej 500 hapave shtesë ose më shumë, thanë studiuesit.
Shkencëtarët analizuan të dhënat shëndetësore, duke përfshirë më shumë se 450 njerëz që përdorën një pajisje të ngjashme me hapamatës, për të matur hapat e tyre të përditshëm dhe dolën me rezultatin se praktimi i 500 hapave shtesë në ditë përveç se ju mban në formë ndihmon edhe në shëndet më të mirë.
/rtsh.al/