Ballina Vendi 45-vjeçari i hodhi benzinë gruas së tij, ministrja Koçiu: Akt burracak, jemi...

45-vjeçari i hodhi benzinë gruas së tij, ministrja Koçiu: Akt burracak, jemi pranë Melisës

30

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Korçë ku një 45-vjeçar tentoi të djegë me benzinë bashkëshorten e tij.

Sipas Koçiut, mjekët e shërbimit të Djegie-Plastikës në spitalin e Tiranës po bëjnë më të mirën për Melisën që u sulmua nga bashkëshorti i saj.

Ministrja e ka konsideruar aktin e 45-vjeçarit si burracak që sipas saj, duhet të ishte në mbështetje të gruas së tij dhe jo kthehej në agresorin e saj.

Mjekët e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisën, vajzën, nënën e dy fëmijëve të vegjël nga Korça, e cila u sulmua sot në mënyrë brutale nga një “burrë” frikacak, që duhet të ishte krahë saj për ta mbështetur në rritjen e edukimin e fëmijëve, por që sot në mënyrë tinzare vendosi të kthehet në agresorin e saj, nënës së fëmijëve të tij.

E teksa inkurajoj institucionet përgjegjëse për ndalimin dhe dënimin maksimal të tij, i jam pranë me zemër familjes së Melisës. Askush nuk duhet të përjetojë një dhimbje të tillë”, shkruan në reagimin e saj ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Ajo shkruan më tej se do të “mbështesim të gjithë ato gra që bëhen viktima të këtyre “burrave” që meritojnë ndëshkim maksimal. Kjo është një betejë që askush nuk e fiton dot vetëm, ndaj bashkë duhet të punojmë shumë e të bëjmë të pamundurën, të parandalojmë ngjarje si kjo e sotmja”.