Antuanel Mila 27-vjeç, ka tentuar t’i japë fund jetës në dhomat paraburgimit në Komisariatin e Policisë në Korçë.
Mësohet se rreth orës 13:05, i riu ka tentuar të varë veten me batanije.
I arrestuari u kap një ditë më parë si i dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Në momentin e tentativës për të varur veten është konstatuar nga punonjësi i shërbimit, i cili ka ndërhyrë menjëherë.
Aktualisht shtetasi Antuanel Mila, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.