Janë 1000 franga zvicerane gjobë, në rast se mbulon fytyrën me “burka”. Ky është projektligji që Qeveria Zviceriane dërgoi në Parlament pak ditë më parë.
Nisma për ndalimin e mbulesës së fytyrës u nis nga Egerkinger Komitee, një grup politikanësh të Partisë Popullore Zvicerane të krahut të djathtë.
Kjo nuk është tentativa e parë që diçka e tillë ndodh në Zvicër, pasi vitin e kaluar, ligji për “ndalimin e burkës” u hodh në referendum dhe u mbështet nga 51.2 përqind e votuesve, por në atë kohë u kritikua si islamofobike dhe seksiste