Ballina Bota “Zoti e mbrojttë Mbretin Charles!”/ Ceremonia e kurorëzimit në Kishë, bëhet betimi...

    “Zoti e mbrojttë Mbretin Charles!”/ Ceremonia e kurorëzimit në Kishë, bëhet betimi dhe lutja

    1

    Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla hynë në Abbey në tingujt e “I was glad”, himni nxitës i kurorëzimit i shkruar nga Hubert Parry për kurorëzimin e Mbretit Eduard VII në 1902 dhe i kënduar në të gjitha kurorëzimet që atëherë.

    Charles III u kurorëzua si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet.

    Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë do të vendoset në kokën e Charles III për vetëm pak minuta nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.

    Charles Camilla

    Muzika korale për ceremoninë e sotme u krye nga Kori i Westminster Abbey dhe nga Kori i Kapelës Mbretërore të Madhërisë së Tij, Pallati i Shën James; koristë nga Kolegji Metodist, Belfast; kori i Katedrales Truro dhe një oktet nga kori Monteverdi.

     

     

    Parry inkorporoi një grup “vivats” – brohoritje tradicionale latine për monarkun e ri – në veprën e tij, të cilat duhet të rishkruhen për çdo kurorëzim.

    King’s Scholars i shkollës prestigjioze Westminster në Londër dëgjohet duke kënduar Vivat Regina Camilla! Vivat Rex Carolus! (Rroftë Mbretëresha Camilla! Rroftë Mbreti Çarls!).

    • foto galeri
    • foto galeri
    • foto galeri

    Shërbimi i kurorëzimit fillon me Njohjen
    Charles ka qenë sovran që nga vdekja e nënës së tij, mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, por sot ai merr pjesë në ritin ceremonial të kalimit që shoqëron kurorëzimin mbret.

    Shërbimi i kurorëzimit fillon me Njohjen, sipas liturgjisë së Kishës së Anglisë. Për këtë moment simbolik, Charles do të qëndrojë në një platformë të veçantë të ndërtuar brenda Westminster Abbey të quajtur Teatri, ku ai do të kthehet në secilën nga katër pikat e busullës për t’u paraqitur para njerëzve, të cilët do ta pohojnë dhe njohin atë si mbret.

    Kryepeshkopi i Canterbury-t Justin Welby është i pari nga katër përfaqësuesit që bëri deklaratën ndërsa përballet me Altarin e Lartë:

    “Unë këtu ju paraqes mbretin Charles, mbretin tuaj të padiskutuar: Ndaj të gjithë ju që keni ardhur sot për të bërë nderime dhe shërbimin tuaj: a jeni të gatshëm të bëni të njëjtën gjë?”.

    Kongregacioni thërret: “Zoti e ruajttë mbretin Çarls”, si përgjigje, duke e njohur atë si Kreun e Shtetit.

    Liturgjia liston përfaqësuesit e tjerë si anëtarë të Urdhrit më të vjetër të Kalorësisë në Angli, Urdhrit më të vjetër të Kalorësisë në Skoci dhe Kryetarë të shoqatave të Kryqit Victoria dhe George.

    Charles Okok

    Charles Okok

    Mbreti bën betimin për kurorëzimin
    Kryepeshkopi i Canterbury-t pranon besimet e shumta në MB duke thënë se Kisha e Anglisë “do të kërkojë të nxisë një mjedis në të cilin njerëzit e të gjitha besimeve mund të jetojnë të lirë”.

    Welby pastaj administron Betimin e Kurorëzimit – një kërkesë ligjore.
    Ai i kërkon mbretit Charles të konfirmojë se ai do të mbështesë ligjin dhe Kishën e Anglisë gjatë mbretërimit të tij.

    Mbreti vendos dorën e tij mbi Ungjillin e Shenjtë dhe zotohet të “kryejë dhe mbajë” ato premtime.
    Charles III bën gjithashtu një betim të dytë – Betimi i Deklaratës së Anëtarësimit – duke deklaruar se ai është një “protestant besnik”.

    “Mbreti është kurorëzuar për të shërbyer,” thotë Welby në predikim
    Kryepeshkopi i Canterbury-t Justin Welby lexoi një predikim, duke i dhënë fund pjesës së dytë të ceremonisë.

    “Ne jemi këtu për të kurorëzuar një Mbret dhe Mbreti është kurorëzuar për të shërbyer”, tha ai në fillim të predikimit.

    Ai nderon shumë prej të pranishmëve për bamirësinë e tyre, punën e komunitetit dhe ushtarak, dhe veçon 400 “të rinj të jashtëzakonshëm” që janë zgjedhur për të parë nga Kisha e Shën Margaretës aty pranë.

    Charles lutet me zë të lartë – hera e parë që një monark e bën këtë në një kurorëzim

    Mbreti Charles ka lexuar një lutje me zë të lartë, duke u bërë monarku i parë që e bën këtë në një kurorëzim.

    Ja lutja që ai lexoi:

    “Perëndia i dhembshurisë dhe mëshirës, Biri i të cilit nuk u dërgua për t’i shërbyer, por për të shërbyer, më jep hir që të gjej në shërbimin tënd lirinë e përsosur dhe në atë liri njohjen e së vërtetës sate. Më dhuro që të jem një bekim për të gjithë fëmijët e tu, të çdo besimi, që së bashku të zbulojmë rrugët e butësisë dhe të udhëhiqemi në shtigjet e paqes; nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë. Amen!”