Atë që kishte premtuar që në prezantimin e programit të tij qeverisës në lidhje më zhvillimet e zonave rurale, kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi çdo ditë e më shumë po i plotëson në mënyrë korrekte, por edhe me investime të qëndrueshme.
Në lidhje me investimet rurale tashmë në çdo rrugë të qendrave komunarë janë kryer jo vetëm asfaltime, por edhe pajisja me sinjalistikë dhe ndriçim.
Për shumë vite me radhë zonat rurale kanë qenë me problematika jo të pakta, ndërkohë që në këto vite të drejtimin të pushtetit vendor nga zoti Subashi janë shënuar risi përsa i përket këtyre investimeve.
Prej vitesh të harruara dhe të paprekura nga dora e investimit dhe punonjësve sot sistemi vaditës dhe kullues në komunat e Fierit ka shënuar përmirësime të ndjeshme duke bërë të mundur që toka të punohet, të mbillet, të vaditet dhe prodhimi të shkojë në treg.
Investimet në sistemin rrugor të zonave rurale kanë mundësuar hyrjen e bizneseve dhe grumbullimin e produkteve bujqësore. Sipas statistikave të investimeve në bujqësi, në sistemin kullues dhe vaditës kanë bërë të mundur ardhjen e ujit te parcelat e fermerëve pas 30 viteve.
Sot bujqësia fierake ka shënuar parametra bashkëkohore duke siguruar jo vetëm plotësimin e tregut vendas, por edhe eksportimin e tyre. Fieri është i njohur për eksportimin e luleshtrydheve, të domateve, bostaneve, kivit etj.
Zgjerimi i tregjeve ka sjellë përfitime për komunitetin e kësaj bashkie duke ndryshuar totalisht situatën e mëparshme. Sot toka nuk mbetet djerrë, por në çdo stinë të vitit është e punueshme dhe me rendimente të kënaqshme.
Ato kultivohen si në natyrë të hapur, por edhe në sistemin e serave. Për herë të parë për bujqësinë fierake është shënuar arritja e madhe ndër vite ku vaditja nuk ka qenë problem për fermerët.
Këto arritje janë mundësuar falë investimeve që ka bërë bashkia në bashkëpunim edhe me qeverinë qendrore. Pikërisht nëse i referohemi sipërfaqeve të vaditshme shifrat flasin se është pasur numri më i madh ndër vite i mbulimit me vaditje në total si numër hektarësh.
Tashmë me eksperienca të fituara gjatë emigracionit, por edhe me ndihmesën e Ministrisë së Bujqësisë, programeve të veçanta fermerët fierakë janë orientuar në drejtime të ndryshme të prodhimeve bujqësore. Përmes diversifikimit të produkteve të mbjella në sera vijnë jo vetëm të ardhura më të mira për fermerin, por edhe shtim të fuqisë punëtore.
Është evidente që në çdo stinë të vitit nga njësitë e prodhimit bujqësor punësohen një numër i konsiderueshëm i banorëve, por edhe ndikohet në përmirësimin e të ardhurave dhe mirëqenies së tyre./Tv Kombi