ELBASAN- Flakët e zjarrit shkrumbojnë një banesë në Krastë të Elbasanit. Banesa, në pronësi të Hysen Grami është djegur pjesërisht, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, e fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.