Ballina Lajme Plagosje me armë zjarri në Durrës, policia në kërkim të autorit

Plagosje me armë zjarri në Durrës, policia në kërkim të autorit

1

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Durrës gjatë orëve të para të mëngjesit.

40-vjeçari Danjel Bushi ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” dhe pas kësaj policia ka nisur hetimet për të sqaruar rastin.

Dyshohet se autori i plagosjes është Gabriel Peqini 28 vjeç, i cili është në kërkim.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.