Ballina Vendi Zjarri në Mallakastër, digjen dy banesa të pabanuara.

Zjarri në Mallakastër, digjen dy banesa të pabanuara.

54

Një zjarr masiv ka rënë mesditën e sotme në fshatin Çërrilë të njësisë administrative Selitë të Bashkisë Mallakastër. Deri tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme prej disa hektrësh me bimësi të egër dhe ullinj. Raportohet se zjarri ka djegur edhe dy shtëpi të pabanuara, ndërsa dëmet në mjedis janë të mëdhaja.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, ushtria, Policia dhe ekipi i emergjencave civile. Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismaliaj është shprehur se ka një angazhim maksimal të ekipeve të emergjencës me flakët, por era e fortë që fryn favorizon përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Nga raportimet mësohet se nuk ka dëme në njerëz, ndërkohë që nuk ka të dhëna për dëme në bagëti. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi Drejtues Politik i Qarkut Fier, Taulant Balla po ndjek nga afër situatën. Për shkak të intensitetit të flakëve pritet që në zonë të ndërhyhet edhe nga ajri, pasi situata paraqitet kritike.