Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në një fabrikë bojrash, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas (Lexo më shumë).
Në një reagim për mediat, Ministria e Mbrojtjes thotë po ashtu se një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është gjithashtu në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmëri.
Me të gjitha kapacitetet në terren, për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe banesat pranë.
“U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet drejt autostradës deri në qetësimin e situatës!”, thuhet në reagim./tvklan.al