GJERMANI- Flakët e zjarrit kanë përfshirë një qendër pritjeje dhe akomodimi për refugjatët në Leipzig të Gjermanisë.
Forcat e sigurisë kanë shuar zjarrin me shpejtësi, ndërsa autoritetet policore raportojnë se nuk ka të lënduar.
Nuk është e qartë deri më tani nëse sulmi ishte i motivuar politikisht, apo ka qenë një pakujdesi e momentit. Policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa janë shtuar masat e sigurisë për parandalimin e ndonjë incidenti tjetër.
Ministri i Brendshëm i Saksonisë, Armin Schuster (CDU) e dënoi ashpër aktin. “Është një shenjë paralajmëruese se krime të tilla çnjerëzore nuk i përkasin së shkuarës”. Ministria e Brendshme ka rritur sigurinë për të gjitha akomodimet për azil në Saksoni./ Burimi:Germanydetailzero