Ballina Vendi Zjarr në një servis makinash në Vaun e Dejës, shkrumbohen totalisht dy...

Zjarr në një servis makinash në Vaun e Dejës, shkrumbohen totalisht dy automjetet e parkuara

2

Dy automjete janë shkrumbuar plotësisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Dejë të Vaut të Dejës.

Policia bën me dije se në ambientet e jashtme të një servisi automjetesh në pronësi të 44-vjeçarit D.S ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht 2 automjetet e parkuara jashtë tij.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet hetimore, për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./Opinion.al