Disa vatra zjarri të qëllimshme janë konstatuar gjatë orëve të para të mbrëmjes së sotme në pyllin e Sodës në Vlorë.
Siç duket edhe nga mënyra sesi po digjen sipërfaqet e gjelbërta, zjarri është vënë me qëllim.
Ndërkohë, fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë e shpejtë duke mos lejuar flakët të shpërndahen dhe duke parandaluar kështu diçka që mund të kishte shkaktuar një “katastrofë” mjedisore.