Ballina Lajme Ekonomi 3 arsye pse euro do të vijojë të ulet, sipas ekspertit 

3 arsye pse euro do të vijojë të ulet, sipas ekspertit 

2

Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie komentoi në një intervistë për Euronews Albania barazimin e euros me dollarin për herë të parë pas 20 vitesh. Sipas tij euro do të vazhdojë të ulet dhe për këtë duhet të jemi të bindur.Çoçoli argumentoi gjykimin e tij. 

Paratë e emigrantëve të cilat janë kryesisht në euro, ishin arsyeja e parë pse euro do vijojë të ulet Banka Qendrore Amerikane (Rezerva Federale) brenda 3-4 muajve të fundit, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë ka rritur vlerën e dollarit. Sipas tij, situata ka marrë të tilla përmasa ndikuar dhe nga lufta në Ukrainë.

Pavarësisht kësaj ulje drastike të euros, Çoçoli tha se ka depërtuar kudo dhe shihet si një monedhë e besueshme.

Vlera e Euros dhe dollarit është barazuar për herë të parë në 20 vite, duke sinjalizuar se ekonomia europiane po i drejtohet një recesioni të thellë si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Sot 1 euro është baraz me 1 dollar. Ky ndryshim do të thotë se konsumatorët dhe kompanitë europiane do të paguajnë më shumë për shërbimet që importojnë dhe do të fitojnë më pak nga eksportet në tregje ndërkombëtare.

Euro hasi në një humbje dramatike të vlerës së saj që prej fillimit të shkurtit kur vlerësohej mbi 1,13 dollarë. 

Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie komentoi në një intervistë për Euronews Albania barazimin e euros me dollarin për herë të parë pas 20 vitesh.

Sipas tij euro do të vazhdojë të ulet dhe për këtë duhet të jemi të bindur.

Çoçoli argumentoi gjykimin e tij.