Shkodër- Zhduken nga banesa dy të mitur nga Shkodra.
Nëna e alarmuar ka njoftuar policinë.
D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç.
Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet e largimit të djemve.
Punohet për gjetjen e tyre.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.