Elbasani, Kamza dhe Vora do të jenë bashkitë ku do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet vendore të 14 majit. Lajmi u bë me dije këtë të mërkurë (1 shkurt) në seancën publike të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Fillimisht ishte parashikuar vetëm Vora, por KQZ zgjeroi hartën e votimit elektronik edhe me dy bashkitë e tjera, vendim i cili vjen pas akoordimit të fondit shtesë nga Qeveria.
Kujtojmë se me vendim të Këhsillit të Ministrave, KQZ-së iu akordua një fond shtesë prej 800 milionë lekë për organizimin e zgjedhjeve vendore të 14 majit, fond i cili do të shkonte për shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik në dy bashki të tjera.