Ballina Bota Zgjedhjet në Turqi/ Lideri opozitar humbet mbështetësit e tij, Erdogan më pranë...

    Zgjedhjet në Turqi/ Lideri opozitar humbet mbështetësit e tij, Erdogan më pranë fitores

    0

    Aleanca nën kreun e Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilicdaroglu, po humbet mbështetësit e saj. Ndërkohë që Rexhep Tayyip Erdogan duket se është më pranë fitores në këtë raund të dytë të zgjedhjeve në Turqi.

    Siç raportojnë mediat e huaja, 11 anëtarë të Komitetit Themelues të Partisë së Ardhmërisë të ish-kryeministrit Ahmet Davutoglu, i cili është pjesë e aleancës në favor të Kilicdaroglu, dhanë dorëheqjen nga partia dhe iu bashkuan AKP-së së Erdoganit.

    Të 11 zyrtarët po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj gjuhës së ashpër të përdorur nga Kemal Kilicdaroglu, përpara balotazhit të 28 majit, kundër refugjatëve, për të cilët ai ka thënë se do t’i dëbojë nga vendi sapo të marrë pushtetin.
    (BalkanWeb)