Kryeministri dhe kreu i PS Edi Rama ka mbledhur të enjten në mëngjes kryesinë e Partisë Socialiste.
Në fokus të mbledhjes janë zgjedhjet lokale të 14 majit.
Burime të brendshme brenda partisë bëjnë të ditur se forumi do të diskutojë lidhur me kandidatët me të cilët PS do të përfaqësohet në zgjedhje por edhe me organizimin e tyre.
Një ditë më parë ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, zhvilloi takime me drejtuesit e partive politike kryesore në vend, PS-së, PD-së dhe PL-së, dhe bisedoi lidhur me kandidatët që ata do të garojnë për kryetarë bashkish. Zonja Kim u kërkoi që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit për figura me integritet të pastër.
/ rtsh.al /