Ballina Bota Bombardime në Ukrainë, Rusia sulmon me raketa Kievin dhe Kharkivin, ndërpritet uji...

    Bombardime në Ukrainë, Rusia sulmon me raketa Kievin dhe Kharkivin, ndërpritet uji dhe energjia

    1

    Ukraina është sulmuar nga një sërë raketash nga Rusia gjatë natës. Nga Kharkivi në veri, në Odesa në jug, dhe Zhytomyr në perëndim, ndërtesa dhe infrastruktura janë goditur nga një sërë sulmesh me raketa, duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona dhe ndërprerje në ujë.

    Lajmi është bërë me dije nga Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko. “Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë për 15% të njerëzve në Kiev. Sulmet me raketa në Zhytomyr kanë lënë njerëzit në qytet pa ujë”, tha ai.

    Po ashtu, granatimet kanë shkëputur termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës nga rrjeti energjetik ukrainas.

    Sot është ndërprerë linja e fundit e komunikimit ndërmjet NPP-së së okupuar Zaporizhzhia dhe sistemit energjetik të Ukrainës. Karburanti për funksionim mbetet për 10 ditë”, thuhet në një deklaratë të kompanisë së energjisë Enerhoatom.

    Në gusht të vitit të kaluar zjarret e shkaktuara nga granatimet prenë linjën e fundit të mbetur të energjisë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, duke e shkëputur përkohësisht atë nga Rrjeti Kombëtar i Ukrainës për herë të parë në gati 40 vjet funksionim. Më pas, u deshën dy javë që energjia t’i rikthehej uzinës.

    Presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin e tij pak më shumë se një vit më parë. Që atëherë, dhjetëra mijëra luftëtarë dhe civilë janë vrarë ose plagosur dhe miliona ukrainas janë bërë refugjatë.

    /rtsh.al/