Ballina Bota Zelensky dekoron qenin që u kthye në hero kombëtar, zbuloi mbi 200...

    Zelensky dekoron qenin që u kthye në hero kombëtar, zbuloi mbi 200 mina ruse

    2

    Ndërsa anijet ruse po iu afrohen gjithnjë e më shumë brigjeve ukrainase, teksa kishte pritshmëri të mëdha për fjalët e presidentit rus Vladimir Putin në paradën e 9 majit, Volodymyr Zelensky i ka dhënë një çmim ‘Patronit’, qenit të racës Jack Russell Terrier.

    Kafsha besnike është bërë shumë e famshme në vend për zbulimin e qindra minave që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë. Qeni në fjalë është bërë një personazh i vërtetë ditët e fundit për punën e tij në çminimin e zonave të caktuara të qytetit të Chernihiv.

    Presidenti ukrainas më pas lavdëroi qenin dhe pronarin e tij, Myhailo Iliev, në prani të kryeministrit kanadez Trudeau. “Sot dua të shpërblej heronjtë ukrainas që tashmë po pastrojnë tokën tonë nga minat, – tha presidenti i Ukrainës, duke shtuar më pas:

    – Së bashku me heronjtë tanë, ‘Patron’ ndihmoi jo vetëm në zbulimin dhe neutralizimin e eksplozivëve, por edhe mësoi fëmijët tanë mbi rregullat e nevojshme të sigurisë në zonat ku ekziston rreziku i minave”.

    Ekipi i çminimit të Chernihiv përdori teknologjinë kanedeze gjatë operacioneve.