Ballina Bota Zbulohet rasti i parë i gripit të shpendëve tek njeriu në Kili

    Zbulohet rasti i parë i gripit të shpendëve tek njeriu në Kili

    2

    Zbulohet rasti i parë i gripit të shpendëve tek një njeri në Kili.

    Ministria e Shëndetësisë në Kili, ditën e mërkurë ka njoftuar se është konstatuar rasti i parë i gripit të shpendëve tek një shtetas 53-vjeçar.

    Sipas deklaratave, pacienti kishte simptoma të rënda të gripit, por ishte në gjendje stabile. Ndërkohë institucionet përkatëse janë duke hetuar për burimin e infektimit, si dhe janë duke kontrolluar të gjithë individët që kanë qenë në kontakt me 53-vjeçarin.

    Kili ka raportuar raste të gripit të shpendëve H5N1, që nga fundi i vitit të kaluar tek kafshët e egra. Rastet e fundit që u konstatuan në fermat industriale bënë që qeveria të ndalonte eksportet e shpendëve.

    Autoritetet shëndetësore të Kilit paralajmërojnë se virusi mund të transmetohet nga zogjtë ose gjitarët detarë tek njerëzit, por nuk ka asnjë transmetim të njohur nga njeriu te njeriu.

    Në fillim të këtij viti, Ekuadori konfirmoi rastin e parë të transmetimit të gripit të shpendëve nga njeriu te një vajzë 9-vjeçare.

    Zyrtarët globalë të shëndetit kanë thënë se rreziku i transmetimit midis njerëzve është i ulët, por prodhuesit e vaksinave kanë përgatitur vaksina kundër gripit të shpendëve për njerëzit “për çdo rast”./Opinion.al