Kevin Prince Boateng ka vendosur të thyejë heshtjen për përfundimin e martesës së tij me Melissa Satta. Bukuroshja nga Sardenja, në një intervistë të fundit televizive, siguroi se zgjedhja përfundimtare nuk varej nga ajo, por nga ish-bashkëshorti i saj.
Kaq ka mjaftuar për të ndezur thashethemet për tradhtitë e pretenduara nga futbollisti, i lumtur sot pranë një gruaje tjetër; influencueses dhe modeles italiane Valentina Fradegrada.
“Intervistën me tituj bombastikë për klikimeve, si më la për një influencuese, e vuajta në kurriz. Nuk kanë munguar fyerjet, – tha Boateng për “Il Corriere della Sera”, ku më pas shtoi:
– Nuk jam ai që lë një femër për një tjetër. Vendosa të ndahem, ishte një periudhë e vështirë të luaja për Monza, nuk isha mirë psiqikisht. Shumë gjëra ndodhën, ishim në një pikë pakënaqësie që nuk mund të vazhdonim më”.
Krahas të dashurës së tij të re, Valentina, futbollisti i disa skuadrave praktikisht ka rilindur: “Ne u pamë dhe u kuptuam shumë mirë, jemi njësoj. Gjërat e rëndësishme për mua sot nuk janë prozhektorët e vëmendjes, sfilatat e modës…
Me të qëndrojmë në shtëpi për ditë dhe jemi mirë, qeshim, bëjmë shaka. Kjo është dashuria siç dua unë. Shpresoj që të jemi bashkë përgjithmonë. Unë gjithmonë kam dashur pesë ose gjashtë fëmijë, ajo dëshiron disa. Po mendojmë se ku do të jetojmë, besoj mes Milanos dhe Bergamos”.
Ndërkohë, Melissa Satta e ka gjetur sërish dashurinë. Prej një viti ajo është e lumtur me sipërmarrësin Mattia Rivetti.