Ballina Bota Zbardhet telefonata 1-orëshe/ Si e nisi bisedën Erdogan dhe çfarë i kërkoi...

    Zbardhet telefonata 1-orëshe/ Si e nisi bisedën Erdogan dhe çfarë i kërkoi Putinit: Turqia është e gatshme për…

    2


    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogani, i ka kërkuar homologut të tij rus, Vladimir Putin, që të shpallë armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, ka njoftuar zyra e presidentit turk.

    Pas një telefonate njëorëshe, presidenca turke përmes një deklarate njoftoi se Erdogan i tha Putinit se Turqia është e gatshme të kontribuojë në një zgjidhje paqësore të konfliktit.

    Sipas deklaratës, Erdogan tha se një armëpushim do të lehtësonte situatën humanitare.

    “Presidenti Erdogan filloi bisedën me fjalinë: “le të hapim rrugën për paqen së bashku, thuhet në deklaratën për media.

    “Nesër priten negociatat telefonike me zotin Putin. Natyrisht, ne po flasim me aleatët tanë se si ta ndalojmë këtë luftë. Ne do t’i shprehim propozimet tona palës ruse për krijimin e kushteve që ajo të ulet në tryezën e bisedimeve. Siç e dini, presidenti ynë ka marrëdhënie shumë të mira si me Putinin, ashtu edhe me Zelenskyn. Turqia aktualisht është një nga vendet e pakta që mund të dialogojë me Rusinë dhe Ukrainën, në të njëjtën kohë. Unë do të përsëris fjalët e presidentit tonë: ne nuk mund të refuzojmë as Rusinë dhe as Ukrainën, ne theksojmë se çfarë hapash mund të ndërmarrim për t’i vendosur palët në tryezën e negociatave, por veçanërisht për të bindur palën ruse ta bëjë këtë”, tha zëdhënësi i qeverisë turke, mbrëmjen e kaluar.