Ballina Lajme Politike Zbardhet lëvizja e radhës, Rama ndryshime në nivelet e larta të administratës

Zbardhet lëvizja e radhës, Rama ndryshime në nivelet e larta të administratës

46

Pas ndryshimeve të bëra në Këshillin e Ministrave, kreu i qeverisë Edi Rama ka zbardhur lëvizjet e radhës në nivelet e larta të larta të administratës, duke larguar Dallëndyshe Bici nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) dhe emërimin e saj si kryeinspektore e IKMT-së.

Ndërsa në këtë post është emëruar Lorena Goxhabelli.

Kujtojmë se Bici u emërua në këtë detyrë në 9 mars të vitit 2023-it.

Drejtuesja e re e Kadastrës, Lorena Goxhabelli

Lorena Goxhabelli ka qenë Këshilltare e jashtme ligjor për pronësinë në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes që prej qershorit 2022.

Ajo ka një eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë duke u fokusuar kryesisht në çështjet e pronësisë, administrimit të tokës, kontratave publiko-private për administrimin e pronës shtetërore etj.

Lorena Goxhobelli është diplomuar në vitin 2006 në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar studimet master në Ekonomik, me fokus Administratën Publike, në periudhën 2009 – 2011.

Gjatë viteve 2014 – 2017 ka mbajtur postin e Këshilltares Ligjore të Zëvendëskryeministrit dhe më pas Këshilltares Ligjore të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në maj 2022. Gjatë viteve

2009-2013, ishte pjesë e ekipit të një kompanie ndërkombëtare, e cila zbatoi një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian për ngritjen dhe forcimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e decentralizuar të asistencës financiare të BE-së.

Ajo ka qenë pjesë e Administratës Publike në vitet 2007-2009, në Drejtorinë Juridike dhe në Drejtorinë e Licencave dhe Menaxhimit të Kontratave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Ajo ka përvojë akademike, fillimisht si asistente pedagoge dhe më pas si pedagoge e të Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Familjare dhe të Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë.

Aktualisht ajo mban pozicionin e drejtoreshës së Divizionit Ligjor në Korporatën Shqiptare të Investimeve.

Ajo është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatëve që nga viti 2006.

Fusha e angazhimit : Këshilla ligjore për Ministrin e Mbrojtjes në çështjet e pronësisë për pronat shtetërore në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.