Ballina Vendi Zbardhen paketa e emergjencës energjitike/ Nga subvencioni i familjeve që instalojnë panele...

Zbardhen paketa e emergjencës energjitike/ Nga subvencioni i familjeve që instalojnë panele diellore te plani i kursimit i institucioneve. 42 lekë kw/h për ata që ‘kalojnë’ fashën

1

Zv kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka prezantuar sot masat e marra nga qeveria lidhur me kursimin e energjisë elektrike, nga familjet deri tek institucionet shtetërore.

“Përballë krizës që vetëm po thellohet, ne duhet të marrim masa konkrete, jemi munduar ta shtynim në kohë me shpresën se do kishte ulje të cmimeve në tregun ndërkombëtar por në gusht arritëm një rekord tjetër me 1040 euro mg/h, 8 herë më të lartë se gushtin e kaluar”, tha ajo.

Paketa e emergjencës energjitike përfshin vendosjen e fashës 800 kw/h.

Sipas ministres, kjo fashë i përket një grupi shumë të vogël. Mbi 96% e abonentëve familjar konsumojnë nën 800 kw/h në muaj. Vetëm 4% e abonentëve familjarë konsumojnë 19% të volumit të konsumit mujor.

Kjo fashë do jetë në fuqi nga 1 tetori deri në 15 muajt e ardhshëm, pra deri në dhjetor 2023 dhe Balluku tha se permes saj “do kursejmë 100 milionë euro”.

Ata që përdorin mbi 800 kw/h orë cmimi që do aplikohet është 42 lekë në total.

Ky cmim do mbahet në fuqi deri në 31 dhjetor 2022, dhe në këtë moment qeveria do rianalizojë tregun për të vendosur një cmim të ri për fashën mbi 800 kw/h.

Për të arritur gjithcka që po ndërmerret, do ringrihet task forca që do ketë si synim uljen e humbjeve në rrjet, kontrollin e gjithë faturave dhe matjeve, monitorimi i punonjësve të OSHEE dhe masat e eficensës së energjisë nese do zbatohen.

Qeveria do subvencionojë abonentet qe aplikojne per instalimin e paneleve diellore ne tarracat e pallateve.

Ky projekt do nisë me 2000 abonente dhe per ta do kete nje grant mbështetje 70% të kostos për vendosjen e paneleve diellore.

Projekti do nisë në 1 tetor, por nga data 1 nëntor e ketij viti abonentet do kene mundesi te aplikojnë për të marrë këtë grant për instalimin e paneleve diellore.

Nderkohe masa per kursimin e energjise do ndermarrin dhe institicionet shteterore, ku do caktohet nje person per cdo institicion, qe do quhet administatori i energjise, per te garantuar një ulje me 15 % te konsuimit qe eshte targeti që duhet arritur.

© Panorama.al