Boksieri nga Fieri, Xhuljo Vrenozi, ka shënuar një tjetër triumf, këtë herë në Këln, Gjermani. Kjo është fitorja e tij e 22-të në karrierën e tij si boksier profesionist.
Aktualisht, Vrenozi është renditur ndër 80 boksierët më të mirë në botë nga 2,000 të tillë në listën e titullit “IBF.”
Në një intervistë ai foli për fillimet e tij në sport. Xhuljo jeton në Londër, por hapat e parë në boks i ka hedhur në Shqipëri, dhe më pas për disa vite ka vazhduar në Itali.
“Nisa të merrem me boks në Shqipëri për 12 vitet e para. Dola kampion kombëtar aty, më pas u zhvendosa në Itali për 6-7 vite dhe nisa karrierën profesioniste. Anglia është vendi ku lindi boksi dhe ofron mundësi të mëdha,” tha Xhuljo në një intervistë përmes Skype.
Synimi i tij është të hyjë në top 10 boksierët më të mirë dhe të fitojë titullin e IBF këtë vit. “Pretendojmë të hyjmë në top 10 dhe të marr titullin e IBF këtë vit,” u shpreh boksieri.