Ballina Vendi Xhaçka detaje për shqiptarët në Ukrainë: 3 persona kërkuan ndihmë për tu...

Xhaçka detaje për shqiptarët në Ukrainë: 3 persona kërkuan ndihmë për tu larguar

2

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka folur nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ka dhënë detaje për shqiptarët që ndodhen në Ukrainë.

Gjatë fjalës së saj ajo është shprehur se tre shqiptarë kanë kërkuar ndihmë në ambasadë dhe u kanë mundësuar largimin e tyre nga Ukraina në rrugë tokësore.

Ministrja tregoi se shtetasit shqiptar në misionin e OSBE në Ukrainë, 6 janë largua dhe 5 janë ende në Ukrainë.

Ndonëse në numër të vogël, që para 10 ditësh ministria ka bërë thirrje për largim nga Ukraina. Që prej atëherë ambasada jonë në Varshavë dhe drejtoria konsullore në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë. Deri më sot ata nuk kanë kërkuar asistencë për largim nga Ukraina. Vetëm sot, 3 qytetarë kanë kërkuar asistencë pasi kanë prerë biletat avioni dhe fluturimet janë anuluar. U kemi sugjeruar kalimin në rrugë tokësore, në kufirin me Poloninë ose Rumaninë dhe ambasadat tona në këto dy vende janë të gatshme për t’i pritur dhe asistuar. Sa i përket shtetasve shqiptarë në misionin e OSBE në Ukrainë, prej 11 të punësuarve 6 janë largua dhe 5 janë ende në Ukrainë. Jemi në kontakt me OSBE, për zbatimin e planit të evakuimit”,-tha Xhaçka