Njeriu që qëndron pas rrjedhjes masive të sekreteve të qeverisë amerikane që ka ekspozuar spiunimin ndaj aleatëve, është një i ri i cili ka punuar në një bazë ushtarake.
I riu me iniciale “OG”, i cili The Washington Post e përshkruan si entuziast të armëve, ka qenë pjesë e një chatroomi me disa persona të tjerë në Discord, ku shprehte pasionin e tij për armët dhe pajisjet ushtarake.
Në 2022-shit, OG nisi të publikonte mesazhet e para në chatroom ku dukej se transkriptonte informacione të klasifikuara nga dokumente amerikane.
“Ato ishin, kujtoi ai, ato që dukej të ishin transkriptime thuajse fjalë për fjalë të dokumenteve të fshehta të inteligjencës që OG tregoi se ai i kishte sjellë në shtëpi nga puna e tij në një ‘bazë ushtarake’, të cilën anëtari nuk pranoi ta identifikonte.
OG pretendoi se ai kaloi të paktën një pjesë të ditës së tij brenda një objekti të sigurt që ndalonte celularët dhe pajisjet e tjera elektronike, të cilat mund të përdoreshin për të dokumentuar informacionin sekret të vendosur në rrjetet kompjuterike qeveritare ose për t’u nxjerrë nga printerët”, raportoi The Washington Post duke iu referuar mesazheve, teksa shton, se OG ishte i vetëdijshëm lidhur me postimin e dokumenteve. Post raporton se rrjedhja e informacioneve nuk ishte aksidentale, dhe se artikulli është bazuar në rrëfimet e bëra nga anëtari i grupit Discord.
Gjithashtu media amerikane raporton se shqyrtoi edhe rreth 300 foto të dokumenteve të klasifikuara, shumica e të cilave nuk janë bërë publike.
Disa nga dokumentet thuhet se OG i ka shkruar, një regjistrim audio i një burri që dy anëtarët e grupit e identifikuan si OG duke folur me shokët e tij si dhe regjistrime të bisedave dhe fotografi që tregojnë OG duke komunikuar me ta në Discord.
/rtsh.al/