Virologu rus Andrei Botykov, i cili kishte realizuar zhvillimin e vaksinës Sputnik-V kundër koronavirusit, u gjet i vdekur me shenja mbytjeje nga një rrip.
Trupi u gjet dje (të enjten) brenda banesës së shkencëtarit, në veriperëndim të Moskës, raporton noa.al duke cituar Daily Mail.
Botykov ishte një studiues i lartë në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë dhe kishte punuar gjithashtu në Institutin Shtetëror të Virologjisë.
Ai ishte shpërblyer me një medalje për kontributin e tij në krijimin e vaksinës Sputnik V.
Një 29-vjeçar, Alexei Zmanovsky, tashmë është arrestuar pasi dyshohet se vrau virologun kur hyri në shtëpinë e tij dhe aty filluan të ziheshin për para.
Sipas mediave të huaja, i riu ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje. Mediat ruse raportojnë se ai ishte dënuar më parë me 10 vjet burg me akuzën e ofrimit të shërbimeve sek’suale.
Sputnik-V ishte vaksina ruse për COVID-19, e cila u përdor gjerësisht, përtej Rusisë, në vendet mike dhe aleate, përfshirë Turqinë. Po ashtu kjo vaksinë u përdor dhe në Shqipëri ku më së shumti u vaksinuan forcat policore.