KANADA- Sulm në Kanada. Një person i armatosur ka vrarë një oficer policie dhe ka lënë të plagosur tre civilë të tjerë në qytetet Mississauga dhe Milton, pranë Torontos. Autori, i cili u arratis me një automjet të vjedhur, sipas të njëjtit burim, u gjet dhe u vra në shkëmbim zjarri me efektivët e policisë.
Motivet e sulmit mbeten të paqarta për momentin.
Kanadaja është tronditur kohët e fundit nga incidente të dhunës, duke përfshirë një breshëri sulmesh me thikë në një komunitet të izoluar aborigjen në Saskatcheëan më 4 shtator, ku lanë 10 të vdekur dhe 18 të tjerë të plagosur.