Ballina Bota Vritet në Iran Hadith Najafi, vajza që simbolizonte protestat

    Vritet në Iran Hadith Najafi, vajza që simbolizonte protestat

    2

    Hadith Najafi, vajza që simbolizoi protestat në Iran pas vrasjes së Mahsa Aminit, është vrarë në Karaj.

    Kështu kanë raportuar rrjete të ndryshme sociale dhe në veçanti gazetarja iraniane Masih Alinejad në profilin e saj në Twitter: “Motra e saj më tha se ishte vetëm 20 vjeçe dhe u vra nga 6 plumba në qytetin e Karaj”.

    Videoja në të cilën Hadithja bionde, pa mbulesë, lidhte flokët e saj para një demonstrate ishte bërë virale.