Ballina Bota  Vritet gazetari i New York Times në Ukrainë, plagoset kolegu i tij

     Vritet gazetari i New York Times në Ukrainë, plagoset kolegu i tij

    1

    Vritet gazetari i New York Times, Brent Renaud. Ai është fitues i çmimit ‘Pulitzer’ në gazetari. Mësohet se edhe një tjetër gazetar ka mbetur i plagosur pas sulmeve të ushtrisë ruse.

    “Korrespondenti 51-vjeçar i New York Times u vra sot në Irpin. Një tjetër reporter u plagos. Ata po përpiqen t’i nxjerrin nga zona e luftimeve.”, shkruan La Republica. Në media janë publikuar letërnjoftimi që i përket Brent Renaud (Brent Renaud).

    “Pushtuesit vrasin në mënyrë cinike edhe gazetarë të mediave ndërkombëtare që po përpiqen të tregojnë të vërtetën për mizoritë e trupave ruse në Ukrainë. Sot është qëlluar për vdekje në Irpin një korrespondent 51-vjeçar i medias me famë botërore Neë York Times. Një tjetër gazetar mbeti i plagosur. Aktualisht po tentojnë ta nxjerrin viktimën nga zona e luftimit”, ka shkruar drejtuesi i policisë së rajonit të Kiev në Facebook.