Vriten me armë tre persona në Australinë Veriore ndërsa një tjetër u plagos rëndë pas të shtënave. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një fermë bagëtish në Bogie në Queensland, thanë autoritetet. Policia e Queensland ka rrethuar zonën përreth pronës ndërsa po kërkon për autorin/autorët.
Personi i plagosur ka marrë një plagë me armë zjarri në bark dhe u dërgua në spital në qytetin e Mackay për t’iu nënshtruar një operacioni urgjent.
“Tani jemi në një fazë shumë të hershme hetimi”, tha Supt Tom Armitt për mediat, duke shtuar: Nuk e dimë kush është përgjegjës”.
Viktimat nuk janë identifikuar, por besohet se janë të afërm të të plagosurit, tha Supt Armitt./BBC