Ballina Vendi Vrau vëllain dhe kunatin pas konflikteve të vazhdueshme, merret vendimi për Arsen...

Vrau vëllain dhe kunatin pas konflikteve të vazhdueshme, merret vendimi për Arsen Muskurtin

2

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg Arsen Maskurtin, i cili vrau vëllain e tij dhe kunatën, pas disa konflikteve që kishin pasur për cëshjte pronësie.

Vendimi:

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Në datën 30.08.2022, rreth orës 16:40, policia ka marrë njoftim se në rrugën “Islam Alla”, në qytetin e Tiranës, në ambjentet e brëndshme të agjensisë së udhëtimeve “Nour Tours”, janë vrarë me armë zjarri dy shtetas, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale është shtetasi me iniciale A.M.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim A.M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “ Vrasjes për shkak të mardhënieve familjare” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 1824 Regj.Them, datë 01.09.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:
– Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim A.M.
-Caktimin si mase sigurimi ndaj personit nen hetim A.M te mases se sigurimit personal ate “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.M, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit, caktimin si masë sigurimi personal atë të “arrestit ne burg”, me afat 30 ditë, me qëllim kryerjen e akt ekspertimit psikologjik për verifikimin e gjëndjes së shëndetit mendor.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relator Gjyqtar z. Genti Shala, me vendimin nr, 827 datë 26.09.2022 vendosi:

-Miratimin e vendimit 1824 Akti, datë 01.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.