Ballina Lajme Vrau me thikë të dashurin e ish-bashkëshortes, Gjykata e Fierit lë në...

Vrau me thikë të dashurin e ish-bashkëshortes, Gjykata e Fierit lë në burg Xhuliano Mihon

17

Gjykata e Fierit lë në burg Xhuliano Mihon, pasi vrau me thikë të dashurin e ish-bashkëshortes.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka regjistruar procedimin penal për ‘Vrasje me dashje’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal ndaj shtetasit Xh.M., i cili pak ditë më parë goditi me mjet të mprehtë shtetasin Xh.B. I riu humbi jetën për shkak të plagëve të mara.

Në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u bë e mundur dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 05.07.2024, në lagjen “11 Janari”, Fier.

Pas arrestimit në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit Xh.M., Prokuroria Fier kërkoi në gjykatë vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale. Kjo kërkesë u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Në lidhje me këtë procedim penal, prokuroria informon se po kryhen hetime të plota dhe në dinamikë me qëllim përcaktimin e rrethanave të plota, motiveve dhe dinamikës së ngjarjes”, sipas njoftimit.