Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Shkodër, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Skënderbeg’.
Prania e policisë, e cila ka vendosur perimetrin e sigurisë. Ndërkohë, trupi i pajetë i shtetasit Petrit Vuksani, ndodhet në brenda ambienteve të një banese dy-katëshe.
Mësohet se viktima, 51 vjeç, sapo ishte kthyer nga Anglia një muaj më parë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.